Të përçarë prej kohësh, Princ Harry dhe William rregullojnë marrëdhënien?

schedule21:41 - 6 Janar, 2021

schedule 21:41 - 6 Janar, 2021

Princ Harry dhe vëllai i tij William, kanë pasur pafund vështirësi gjatë këtyre muajve të fundit. Megjithatë duket se gjërat se po marrin për mirë.

Këtë e kanë konfirmuar burime pranë familjes mbretërore për ‘Us Weekly’. Sipas tyre, dy vëllezërit i pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të riparuar problemet mes njëri-tjetrit, por janë në rrugë të mbarë dhe dëshira nuk mungon.

Kujtojmë se Harry dhe William janë përçarë prej kohësh, por pas shkëputjes përfundimtare të çiftit të njohur Meghan-Harry nga familja mbretërore gjërat u rënduan edhe më shumë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!