Një film për Roberto Baggio në Netflix. Bishtaleci nuk ishte shumë dakord për “Il Divin Codino”, por u bind dhe më 26 maj do të publikohet. Vetë italiani e pranon se menaxheri e bindi ta bënte diçka të tillë, teksa fliste sot para mediave.
Në film ka detaje edhe nga fëmijëria dhe zbulohet raporti i Baggio me babanë. “Në fillim e shikoja babanë tim si armik, por përkundrazi, ai krijoi bazat tek unë, duke më bërë një njeri që nuk dorëzohet kurrë. Ndjej një mirënjohje të madhe ndaj tij.
Ndonjëherë nuk e kuptojmë dashurinë dhe mbrojtjen që na bëjnë ne si fëmijë. Me kalimin e kohës nisim edhe ne t’i shohim gjërat në këndvështrimin e tyre. Unë njoh shumë njerëz që kishin probleme me prindërit e tyre dhe shpresoj që ata ta rinovojnë lidhje e tyre me ta”.
Baggio flet edhe për “bishtalecin” e tij, si lindi gjatë USA 1994. “Ishte një kameriere në hotel me gërsheta të mrekullueshme në flokët e saj. Ne biseduam së bashku dhe brenda disa orës ajo ishte duke i bërë flokët e mi kaçurrela në të njëjtin stil.
Ishte argëtuese, me të vërtetë. Kur flokët nisen të më zgjaten, u vura një llastik. Kurrë nuk e mendova se bishtaleci do të më përfaqësonte më pas”, tregon legjenda italiane e futbollit. /abcnews.al