Të pathënat e Arlinda Dudajt: Libri, terapia ime ndaj stresit dhe vështirësive

schedule11:23 - 4 Mars, 2025

schedule 11:23 - 4 Mars, 2025

Jetën e saj duket se e ka të lidhur me librin dhe prej më shumë se dy dekadash merret me botën e librit, pasi beson fort te pasurimi shpirtëror dhe mendor që jep libri. Botuesja Arlinda Dudaj vjen në një rrëfim në “Pas Mesnatë”, ndërsa thotë se shpesh herë për situata të ndryshme të jetës së saj, zgjidhjen e gjen te libri.

“Herë pas here edhe trishtohem kur shikoj se ajo lloj drite, ajo dashuri e madhe për librin, sot nuk e shohim më. Rendim, dhe këtë nuk e them për ne, drejt të tjera gjërave. Mua personalisht libri më nxjerr nga depresioni, fjalë e madhe duket por secili nga ne në jetë dhe nuk ka pilulë që më nxjerr nga një gjendje mërzie apo trishtimi apo edhe pasigurie.

Një përgjigje shumë të mirë e marr nga librat që kam lexuar, që lexoj. Ajo cfarë kanë tjetër librat klasikë është se ti lexon për një periudhë që ka ndodhur 200-300 vjet më parë dhe të duket sikur po lexon të sotmen, kjo është vlera universale e librit, pra një libër është përgjithmonë. Librat janë një pishtar.

Mua më duket sikur kam lindur me librin, edhe familje ime ka qenë e lidhur shumë me librin, në shtëpi kisha një bibliotekë të madhe.” thotë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!