Të paraburgosurit te 302-shi hyjnë në grevë urie

schedule15:00 - 30 Korrik, 2019

schedule 15:00 - 30 Korrik, 2019

Të gjithë të paraburgosurit të Insitucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr. 302, Mine Peza, Tiranë që prej ditës së sotme datë 30 korrik 2019, ora 12.00, kanë hyrë në grevë urie pa afat.

Qëllimi i grevës së urisë është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njëriut.

Letra publike prej katër faqesh iu dërgua për plotësim të kushteve, Presidenti të Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores të Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë.

Në disa nga kriteret janë se shumë nga të burgosurit mbahen në burg pa prova dhe në disa raste thjeshtë me dyshime të paprovuara në ligj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!