Tre qytetarë ukrainas kanë humbur jetën sot nga shpërthimet ruse, njoftojnë zyrtarët ukrainas.
Një person u vra pasi një ndërtesë arsimore u bombardua mëngjesin e sotëm në qytetin lindor të Kharkiv, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
LEXO KËTU të gjitha zhvillimet e luftës për sot
11 persona të tjerë u plagosën, ndërsa një tjetër është bllokuar në rrënoja.
Predhat goditën gjithashtu qytetin lindor të Kramatorsk sot, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur gjashtë, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko. /abcnews.al/