Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të paktën tre akuza për sulm seksual, klubi ende nuk ka dënuar yllin e Premier League

schedule11:01 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:01 - 14 Korrik, 2022

29- vjeçari që ende nuk i është bërë i ditur emri, ka të paktën mbi shpatulla tre akuza për përdhunim, por nga klubi i tij nuk është dënuar ende.

Lojtari luan në Premier League dhe cilësohet si një nga më të mirët e ekipit të tij, madje ai do të luaj me kombëtaren e tij në Kupën e Botës Katar 2022.

Konkretisht, një anëtar i klubit ka folur për “The Atheltic” në mënyrë anonime, pasi emrat e lojtarit dhe skuadrës nuk dihen për arsye ligjore.



“Ne jemi në dijeni të pretendimeve që policia ka në dorë. Konfirmojmë që lojtari e mohon, se është liruar me kusht dhe presim përfundimin e hetimeve. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe lojtari është në gjendje të përmbushë detyrat e tij profesionale dhe të udhëtojë normalisht.

Nga ana jonë, ne i marrim seriozisht angazhimet dhe përgjegjësitë tona dhe kemi ndjekur të gjitha protokollet e sigurisë dhe procedurat përkatëse. Ne do ta shikojmë çështjen me kujdes dhe do ta rishikojmë nëse ka ndonjë ndryshim në rrethana.”

Kujtojmë se lojtari u arrestua papritmas nga policia lokale në orët e vona të natës, ndërkohë që ai ishte në shtëpi duke fjetur./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!