Të paktën pesë të vrarë nga sulmet ajrore në stacionin hekurudhor në Ukrainë

schedule17:28 - 25 Prill, 2022

schedule 17:28 - 25 Prill, 2022

Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 u plagosën sot, si pasojë e sulmeve ruse në një stacion hekurudhor në rajonin Vinnytsia të Ukrainës qendrore-perëndimore, thanë prokurorët vendas.

“Pesë persona u vranë dhe 18 u plagosën nga bombardimet, thuhet ne deklaratë, duke shtuar se raketat goditën “infrastrukturën e transportit” pranë qyteteve të vogla Zmerinka dhe Kozyatin mëngjesin e sotëm.

“Armiku po përpiqet të godasë infrastrukturën kritike ”, shkruan guvernatori i rajonit në një video të postuar në Telegram./abcnews.al/