“Të paktën kam veten”, Demi Lovato publikon këngën e re pas ndarjes

schedule08:45 - 1 Tetor, 2020

schedule 08:45 - 1 Tetor, 2020

Vetëm pak ditë pasi i dha fund lidhjes me Max Ehrich, Demi Lovato publikoi një baladë, që trajton temën e ndarjes mes një çifti. Këngëtarja 28-vjeçare ka qëndruar në heshtje paso i dha fund raportit me ish të fejuarin, por befasoi së fundmi ndjeksësit e saj me publikin e këngës “Still Have Me”.

Lovato zbuloi pak orë më parë përmes një postimi në rrjete sociale projektin e ri, ku shkruante: “Muzika është gjithmonë aty për mua …” Kënga flet për ndarjen e një çifti, por të gjithë fansat e saj e kanë nënkuptuar se në të flitet për Max Ehrich.  “Jam e shkatërruar dhe zemërthyer….Nuk kam shumë por të paktën kam veten….dhe kjo është ajo që më nevojitet”, thotë ndër të tjera Demi në këngë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Kujtojmë që Lovato dhe Ehrich i dhanë fund marrëdhënies së tyre gjashtë muaj pas lidhjes së tyre dhe vetëm dy muaj pasi ai i propozoi në Malibu. Ehrich pretendon se e mësoi se fejesa e tyre kishte përfunduar “përmes një tabloidi”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!