Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kretë, “far west” mes dy familjeve/ Sherr për një banesë, vriten dy persona, mbi 10 të plagosur

schedule16:11 - 1 Nëntor, 2025

schedule 16:11 - 1 Nëntor, 2025

Sherri mes dy familjeve në një fshat të Kretës përfundoi në një masakër. Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një konflikti të armatosur në Vorizia, gjatë të cilit u qëlluan mbi 2 mijë plumba.

Disa media vendase raportojnë se numri I të plagosurve është 6, ndërsa të tjera thonë se rreth 14 persona janë lënduar. Viktimat janë një grua 57 vjeçe dhe një burrë 39 vjeç, një I vrarë nga secila familje. Ndërkohë disa burime raportojnë edhe për një viktimë të tretë.

Sipas mediave greke,  konflikti ishte ndezur mbrëmjen e së shtunës, kur anëtarët e një familjeje i kishin vendosur tritol një banese në ndërtim në ishull. Të dielën, anëtarët e familjes tjetër morën armët, duke nisur kështu atë që do të kthehej në një bilanc lufte.

Një nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për mediat vendase se ai ka parë një makinë 4×4 që vinte në drejtim të tij duke qëlluar me kallashnikov, dhe më pas ka parë një burrë të vdekur.

Banorët e mbetur të fshatit u mbyllën në shtëpitë e tyre dhe thjesht dëgjonin breshëritë e kallashnikovëve. Forcat speciale të policisë greke hynë më pas në fshat për të ndaluar gjakderdhjen e mëtejshme. Megjithatë banorët thanë se lufta mes familjeve vazhdoi dhe dëgjuan të shtëna deri vonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!