Të paktën 94 viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil

schedule08:26 - 17 Shkurt, 2022

schedule 08:26 - 17 Shkurt, 2022

Të paktën 94 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytetin brazilian të Petropolis , një destinacion popullor turistik pak larg nga Rio de Zhaneiro.

Numri i të vdekurve pritet të shënojë rritje. Guvernatori i shtetit, Claudio Castro, deklaroi së këto ishin shifrat më të larta që nga viti 1932. Kryebashkiaku i qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po krehin baltën për të mbijetuarit. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan dëme të mëdha dhe automjete që notonin në rrugë. Më shumë se 180 ushtarë janë angazhuar dhe ekipe më të specializuara kërkimi pritet të mbërrijnë më vonë të mërkurën.

Në një nga lagjet më të goditura, 80 shtëpi vlerësohet të jenë dëmtuar nga përmbytjet. Petropolis, dikur rezidenca verore e perandorit brazilian, është një destinacion popullor turistik.

Por vendndodhja e saj do të thotë se është gjithashtu e prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut. Incidenti më i rëndë ndodhi në vitin 2011, kur më shumë se 900 njerëz humbën jetën pasi rrëshqitjet e dheut goditën Petropolis dhe qytetet fqinje.

/abcnews.al