Numri i personave që kanë vdekur vazhdon të rritet nga zjarret në Hawaii ndërsa ekipet e kërkimit dhe qentë vazhdojnë punën për të kërkuar në rrënojat e ndërtesave të djegura.Zjarret kanë marrë jetën e të paktën 89 personave, tha guvernatori i shtetit John Green, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.
“Ne konfirmuar 89 të vdekur,” tha Green. “Numri do të vazhdojë të rritet. Ne duam që njerëzit të përgatiten për të”, shtoi ai ndërkohë që nuk dihet saktësisht se sa njerëz janë ende të zhdukur. Këto janë zjarret më vdekjeprurëse në SHBA në më shumë se 100 vjet, sipas Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri.
Zjarret, që u përhapën nga erërat e fuqishme nga uragani Dora qindra milje në det, janë bërë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse për shtetin e Hawaii-t që nga viti 1959./abcnews.al