Sipas një sondazhi nga organizatat ndërkombëtare, më shumë se shtatë milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës deri në gusht.
Shumica e tyre janë gra, me pothuajse një të tretën e zhvendosur më shumë se një herë, sipas një raporti të përbashkët të publikuar nga agjencia e azilit të Bashkimit Europian, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Në të njëjtën kohë, më shumë se gjashtë milionë persona të zhvendosur brenda vendit ose refugjatë nga Ukraina kishin vendosur të ktheheshin në shtëpitë e tyre deri në gusht.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, gjithsej 14.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani.
Tre të katërtat e tyre janë strehuar në katër vendet fqinje anëtare të BE-së, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.
/abcnews.al