Të paktën 30 viktima nga rrëshqitjet e dheut në Indi

schedule08:38 - 19 Korrik, 2021

schedule 08:38 - 19 Korrik, 2021

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Mumbai, Indi  si pasojë e shembjes së shtëpive nga rrëshqitjet e tokës  të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Autoritetet ndërkohë kanë filluar evakuimin  e banorëve nga zonat më të rrezikuara. Forcat e kërkim-shpëtimit gërmuan në tokë vetë, duke u përpjekur të gjenin të mbijetuarit, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se mund të ketë ende njerëz të bllokuar në rrënoja.

Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë. Mumbai dhe bregdeti i shtetit industrial Maharashtra të Indisë pritet të përballen reshje të mëdha shiu deri në katër ditët e ardhshme, sipas meteorologëve.

Kryeministri Narendra Monti shprehu ngushëllimet e tij në një postim në Twitter dhe premtoi ndihmë financiare për viktimat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!