Mbi 200 miliarderë të rinj “lindën” në Kinë gjatë vitit pandemik që lamë pas

schedule16:57 - 2 Mars, 2021

schedule 16:57 - 2 Mars, 2021

Në Kinë “lindën” më shumë se 200 miliarderë vitin e kaluar ndërsa tregu i aksioneve lulëzonte dhe një mori kompanish të reja kompesonin dëmin që shkaktoi pandemia e koronavirusit.

Sipas listës së Pasurive Globale Hurun, 259 kinezë hynë në klubin e miliarderëve në vitin 2020, më shumë sesa pjesa tjetër e botës së bashku dhe e çuan vendin në një total prej 1,058 miliarderësh, i pari vend që kalon kufirin e 1.000.

Për krahasim, SHBA krijoi vetëm 70 miliarderë të rinj vitin e kaluar, duke e çuar totalin e saj në 696.

Kina, vendi ku u shfaq për herë të parë Covid dhe i cili është akuzuar për mbulimin e përhapjes së tij të hershme, duke lejuar pandeminë të ndodhte, ka parë lulëzimin e ekonomisë së saj ndërsa financat e tjera të botës janë goditur .

Vendi i Azisë Lindore është e vetmja ekonomi e madhe botërore që u rrit vitin e kaluar, me PBB-në në rritje me 2.3 për qind. Ekonomia në SHBA u tkurr me 3.7 me për qind, Gjermania ra me 5 për qind dhe Mbretëria e Bashkuar me 11 për qind. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!