Të paktën 20 të vdekur nga përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule07:15 - 18 Prill, 2024

schedule 07:15 - 18 Prill, 2024

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton BBC.

Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, atë Ndërkombëtar të Dubait.

Ky aeroport këshilloi pasagjerët të mos paraqiteshin pasi pistat ishin të përmbytura me ujë.

Në Oman, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në Saham, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 19 që nga e diela.

Më shumë se 270 fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të mërkurën janë anuluar, sipas të dhënave të Flight Aware. Ndërsa, edhe 370 fluturime të tjera janë vonuar.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave të Emergjencave të Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim përpara stuhisë duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria u tha gjithashtu punonjësve të saj që të punonin nga shtëpia dhe shkollat private u këshilluan gjithashtu të kryenin mësim në distancë.

Në Oman, më shumë se 1,400 njerëz janë evakuuar në strehimore. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur si masë paraprake.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!