Të paktën 17 njerëz janë vrarë dhe mbi 800 të tjerë janë plagosur gjatë pesë ditëve të fundit në Kolumbi në protesta kundër një plani të reformës tatimore të promovuar nga qeveria e Presidentit konservator Ivan Duque.
Mediat vendase bëjnë me dije se në raportin e fundit nga Ombudsmani, një shërbim publik për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, 16 qytetarë dhe një oficer policie humbën jetën në protestat që filluan më 28 Prill në të gjithë vendin.
Ndër të tjera në këtë raport bëhet me dije se deri më tani janë plagosur 746 qytetarë, mes të cilëve 306 janë civilë.
Gjithashtu në kuadër të këtyre trazirave janë arrestuar 421 persona. Ndërkohë shumë OJQ akuzojnë policinë se ka qëlluar ndaj protestuesve.
/abcnews.al