Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Petropolis është rritur në 152, sipas raportit të fundit të publikuar nga autoritetet. Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe vendasit po vazhdojnë kërkimin për të zhdukurit. Presidenti Zaire Bolsonaro tha se skena në qytet ngjante me një “fushë beteje”.
Sipas policisë, 165 persona rezultojnë ende të zhdudur, por shpresat për të mbijetuar janë të pakta.
Mes viktimave të identifikuara, 28 janë fëmijë.
/abcnews.al