Të paktën 135 persona të vdekur dhe 5,000 të lënduar nga shpërthimi katastrofik në Beirut

schedule19:47 - 5 Gusht, 2020

schedule 19:47 - 5 Gusht, 2020

Të paktën 135 persona kanë humbur jetën dhe rreth 5,000 të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në Beirut.

Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv Al Manar, duke cituar shifrat e dhëna nga ministria e Shëndetit. Ndërkohë, me mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Të paktën 135 persona kanë humbur jetën dhe rreth 5,000 të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në Beirut.

Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv Al Manar, duke cituar shifrat e dhëna nga ministria e Shëndetit. Ndërkohë, me mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Ndërkohë, qeveria libaneze ka shpallur për dy javë gjendjen e emergjencave, duke i dhënë kështu ushtrisë fuqi të plotë në kryeqytet.

Kryeministri i vendit Hassan Diab deklaroi se shkak i shpërthimit kanë qenë 2,7 tonë nitrat amoni, një kimikat i zakonshëm industrial që përdoret si fertilizues dhe si përbërës për të miksuar eksploziv minierash.

Sipas një hetimi paraprak, neglizhenca e treguar në në magazinimin e lëndës plasëse ndër vite mund të ketë qenë shkak për shpërthimin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!