Të paktën 1200 civilë të vrarë në Mariupol që nga fillimi i luftës

schedule16:29 - 9 Mars, 2022

schedule 16:29 - 9 Mars, 2022

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit thotë se të paktën 1200 ukrainas janë vrarë nga bombardimet ruse që nga fillimi i bombardimeve 14 ditë më parë. Megjithatë numri real i vdekjeve ka të ngjarë të jetë “tre ose katër herë më shumë” sesa vlerësim i fundit, shkruan Skynews.

“Dje, ne kishim konfirmuar 1,207 viktima të vrarë nga bombardimet”, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit.

Lexo edhe: Kriza në Ukraine mund të përshpejtojë procesin e integrimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë

“Ne me të vërtetë nuk mund të llogarisim se sa vdekje kemi. Dua të them, është tre deri në katër herë më shumë. Ne nuk jemi në gjendje as të numërojmë se sa njerëz në rrugë janë vrarë nga bombardimet”, tha ai.

Orlov tha se Mariupol po planifikon të gërmojë varre masive për të pastruar rrugët nga trupat e vdekur.

Mariupol është një nga pjesët më të goditura të Ukrainës, me bombardime të vazhdueshme ruse, të cilat kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në vend./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!