Të paktën 12 persona janë zhdukur pas shpërthimit në fabrikën ruse

schedule20:15 - 10 Gusht, 2023

schedule 20:15 - 10 Gusht, 2023

Të paktën 12 persona janë ende të zhdukur pas një shpërthimi që tronditi një fabrikë në Rusi, sipas një zyrtari të Moskës.

Një person u vra dhe më shumë se 60 u plagosën në shpërthimin që dëmtoi fabrikën optike dhe mekanike Zagorsk në Sergiev Posad ditën e djeshme, shkruan Sky News.

Pajisjet piroteknike po ruheshin në një magazinë të marrë me qira brenda territorit, kanë thënë hetuesit.

Fabrika prodhon pajisje për aplikime industriale dhe shëndetësore dhe për forcat ruse të sigurisë.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar, por shërbimet e urgjencës kanë hedhur poshtë raportet e hershme se mund të ishte shkaktuar nga një sulm me dron ukrainas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!