Të paktën 100 viktima nga shembja e digës në Brazil

schedule11:47 - 2 Shkurt, 2019

schedule 11:47 - 2 Shkurt, 2019

Një tragjedi ambientale, me më shumë se 100 viktima dhe mbi 248 të zhdukur ajo në Brazil kun ë 25 janar u shemb një digë. 13 milion kub mbetjesh minerale dhe baltë janë derdhur në ambientet që rrethojnë zonën.

Të paktën 100 viktima dhe 248 të zhdukur si pasojë e shembjes së digës së Brumadinos. Pamjet e reja tregojnë përmasat e tragjedisë së ndodhur në 25 janar në rajonin që ndodhet 60 kilometra larg Belo Horizonte.

Me qindra zjarrfikës dhe ushtarë kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit pas shembjes së digës.

Një ngjarje që ka shkaktuar sidomos një tragjedi ambientale. 13 milion kub mbetjesh minerale dhe baltë janë derdhur në ambientet që rrethojnë zonën.

Kanë kaluar vetëm 13 vjet nga tragjedia e Marianas ku dy diga që transportonin mbetje toksike u shembën.

Organizatat për mbrojtjen e ambientit mes  të cilave Greenpeace Brazil flasin për një krim ambiental dhe pasojat e rënda që incidenti do të ketë në faunën rrethuese./abcnews.a