Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

schedule21:46 - 13 Janar, 2025

schedule 21:46 - 13 Janar, 2025

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC.

Këto rrëshqitje janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, pas së cilave është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas autoriteteve, të paktën 150 njerëz kanë mbetur të pastrehë në qytet, i cili ndodhet rreth 570 km larg Rio de Janieros.

Mediat lokale raportuan se dy të rinj arritën të shpëtonin të gjallë nga një shtëpi ku pesë të afërm të tyre vdiqën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!