Deri më tani, në vendin tonë janë bërë të paktën 1,221,640 vaksinime ndaj koronavirusit. Megjithatë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se mbulesa vaksinale duhet të rritet edhe me tej.
Në një postim në Facebook, ministrja u bën ftesë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende që t’i drejtohen qendrës më të afërt të vaksinimit.
POSTIMI I OGERTA MANASTIRLIUT NË FACEBOOK
“1,221,640 vaksinime antiCOVID janë kryer deri më sot, por duhet të rritet ende më shumë mbulesa vaksinale. Ndaj, një ftesë për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit? muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç.” s.b/abcnews.al/