Pavarësisht se janë në radhët e “galaktikëve” të Madrid prej më shumë se 1 dekade, “fantazistitët” e mesfushës, Toni Kroos e Luka Modric janë të pakënaque me situatën, ku ndodhen në klubin spanjoll, me të dy lojtarët që këtë sezon kanë humbur postin e titullarit, duke u aktivizuar në shumë pak minuta.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolel, “Relevo”, bordi i Real Madrid ia ka bërë të qartë teknikut Carlo Ancelotti se kërkojnë më shumë aktivizimin e të rinjve, pasi sipas tyre ky sezon është tepër vendimtar në rikonstruktimin e ekipit dhe “ndryshimit të brezave” në radhët e “galaktikëve”.
Mirëpo, “veteranët” nuk janë të kënaqur me këtë vendim, teksa deri tani kanë zhvilluar shumë më pak minuta se sezoni i kaluar. Modric ka zbritur këtë sezon në fushë vetëm në 242 minuta, kundrejt 406 të regjistruara në po kaq paraqitje të sezonit të shkuar, ndërsa Toni Kroos ka zhvilluar këtë sezon 278 minuta, kundrejt 438 të vitit të shkuar.
Si Modric ashtu edhe Kroos duan të rifitojnë statusin e tyre si lojtarë kyç në mesfushë, pavarësisht rritjes së lojtarëve më të rinj dhe tashmë nuk dihet nëse Ancelotti do të vazhdojë të hedhë në fushë si titullarë lojtarët e rinj apo do të ketë një ndërthurje mes brezave. /i.m /abcnews.al