Një sherr me Antonelën bëri që Big Mama të linte shtëpinë më të famshme, Big Brother.
Kur mbërriti në studio Big Mama kërkoi ndjesë për fjalorin por tha që ky është karakteri i saj dhe se nuk duhej të ishte prekur në baza nacionale. Ajo tha se i kërkon falje mamit të Antonelës, por jo Antonelës vetë.
“Arbana ju kërkoj ndjesë juve, publik, familjen së Antonelës në qoftë se u kam shkaktuar mërzitje. Më ka prekur te baza nacionale. Antonela din të na prekë te pikat tona të dobëta. Unë nuk e mbaj mend çfarë kam thënë. Por unë se kam sharë serbisht.Unë e zotëroj edhe maqedonishten edhe serbishten. Fatmirësisht aty ka kamera dhe çdo gjë mësohet. Ju lutem duhet të nxirrni videon. Më thonin që aty ishte lojë, unë nuk kam luajtur. E kam shijuar atë eksperiencë. Ky është karakteri im. Në qoftë se nuk do kisha reagu ashtu siç reagova nuk jam Big Mama. Ne e kemi pik të dobët bazën nacionale. Nuk duhet të isha prekur aty. Unë e nxjerr ndonjë sharje nga goja, por me shaka. Mamit të Antonelës i kërkoj falje, por Antonelës jo. ”- tha Big Mama. /abcnews.al