Christian D’Amico, zëvendëspresidenti i Newell’s Old Boys, është ngacmuar në lidhje me transferimin e mundshëm të Lionel Messi të skuadra argjentinase. Shpesh herë është përfolur për një mbyllje të karrierës së “Pleshtit” në qytetin e vendlindjes.
D’Amico, ka folur për TNT Sports dhe mundohet të tregohet i sinqertë: “Nëse Lionel Messi dëshiron të kthehet në qytetin e tij të lindjes, kjo varet nga ai dhe familja e tij. Atje e presin krahëhapur. Para mbërritjes së Maradonës, askush nuk do e mendonte.
https://twitter.com/FCBarcelonaFl/status/1278530427188211712?s=20
Ne nuk flasim në ajër, nuk i themi gjërat sikur nuk janë. Në rast se vendos të mos vazhdojë te Barcelona dhe dëshira e tij është të luajë në Argjentinë, atëherë mund të ketë një marrëveshje”. /abcnews.al