Një kromozom më shumë se të tjerët, nuk e ka penguar aspak Megi Sinën të integrohet në punë, edhe pse për personat me aftësi ndryshe kjo mbetet ende një stigmë e shoqërisë.
29 vjeçarja nga Tirana është me Sindroma Down, dhe prej më shumë se një viti është e punësuar si asistente zyre në një qendër shërbimesh të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuar në kryeqytet.
Jo vetëm që ndihet e lumtur për punën që bënë, por, ajo na tregon sesi është e organizuar një ditë e saj në punë.
“Më erdhi fati i punës, nuk kisha punuar asnjëherë. Erdha këtu në Sauk fillova punë. Sistemoj letrat, dosjet, pastroj, jam me koleget e punës këtu.”
Megi punon tre ditë në javë, ndërsa mami i saj Qania e shoqëron çdo ditë në punë, pavarësishtë kushteve atmosferike.
“Në mëngjes më bën gati mami edhe vij në punë këtu, në orën 8. Më sjell mami në punë gjatë gjithë kohës.”
Vështirësitë kanë qenë të shumta për të, e megjithatë ia ka dal të të përfundoj shkollën e mesme. Ndërsa ëndërra në sirtar ishte të bëhej aktore.
“Kur kam qenë në shkollë mësoja më shumë, edhe te kopshti isha mirë. Unë kam mbaruar shkollën 9 vjeçare edhe gjimanzin. Kisha qef për aktore. Më pëlqen aktrimi. Më pëlqejn filmat shqiptarë.”
Në vendin tonë janë rreth 800 persona me Sindorma Doën, dhe në Ditën Ndërkombëtare të tyre Megi është dëshmia më e mirë e mosdorëzimit, dhe sakrificave për të qenë i barabartë pavarësishtë kufizimit të aftësive.
/ abcnews.al