Mbase ngjan e pabesueshme, por një person nga fshatrat e Krujës me vetëm 8 klasë shkollë, arriti të ndërtojë një HEC të prodhonte energji elektrike.
Rreth viteve 2000, si shumë fshatra të vendit, problemet me energjinë elektrike ishin të theksuara e në të tilla kushte, një banor nga fshati Kurcaj, mundësoi prodhimin e energjisë nëpërmjet një pjese motori të një automjeti. Xhevat Shima, i cili nuk jeton më arriti të prodhojë energji për disa familje në fshat, madje me energjinë që prodhonte, punonte në disa procese të tjera.
Për ngritjen e këtij hidrocentrali, ai shfrytëzoi rrjedhën e ujrave të lumit Zezë, që kalonte poshtë shtëpive të fshatit. Rrjedha kishte lartësinë 10 metra, duke krijuar fuqinë e lëvizjes së ingranazhit të automjetit që vinte në funksion helikën e krijuar nga vetë Xhevati.
Siç tregon vëllai i të ndjerit, Demir Shima, Xhevati ishte një njeri i dashur për komunitetin krutan, iu shërbente pa asnjë kosto dhe i ndihmonte të gjithë.
Në ofiçinën ku punonte dikur i ndjeri Xhevat, çdo gjë është lënë njësoj, ndërsa sendet ruhen me fanatizëm nga familjarët e tij, të cilët e konsiderojnë si njeri të madh e të pazëvendësueshëm./abcnews.al