Të ndarë prej vitesh, Yllka Mujo dhe ish-bashkëshorti bëhen bashkë me rastin e veçantë

schedule16:42 - 12 Prill, 2022

schedule 16:42 - 12 Prill, 2022

Aktorja e njohur Yllka Mujo dhe ish-bashkëshorti i saj Gjergj Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitet 90’.

Mirëpo, duket se ish-çifti i kanë ruajtur marrëdhëniet pavarësisht divorcit dhe duket se shkak për këtë janë bërë fëmijët e tyre, Elia dhe Amosi.

Së fundmi, familja janë shfaqur e bashkuar dhe ka qenë pikërisht 70-vjetori i Gjergjit arsyeja e bukur.

Ka qenë vetë ky i fundit që ka ndarë disa foto në Facebook, ku shihen të katër bashkë.

“70 vjet me zemrën plot”, ka shkruar ai krahas fotove të veçanta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!