I kishin ruajtur paratë për të blerë drutë e zjarrit për në dimër, por iu grabitën me dhunë nga fqinji i tyre.
Ngjarja ndodhi afër mesnatës së të premtes në fshatin pishë të Fierit.
47 vjeçari Pajtim Dhami shkoi në banesën e të moshuarve dhe nën kërcënimin e një sëpatë mori 30 mijë lekë bashkëshortëve Prifti.
“Unë jetoj vetëm me gruan. Në orën 23:00 na trokitën në derë. Doli njëherë në derën pas dhe u rikthyes sërish para. Me një sëpatë që kishte në dorë, theu xhamin”, tha i moshuari Vangjel Prifti.
Po ashtu edhe e moshuara Athina Prifti ka treguar se si ndodhi ngjarja: Dua para na tha. Vgjeli ato para që kishte i dha. Pasi mori lekët më pas u largua”, u shpreh ajo.
Të moshuarit thirrën policinë dhe i treguan efektivëve identitetin e autorit.
Ata njoftuan edhe banorët e fshatit duke u kërkuar ndihmë për gjetjen e bashkëfshatarit.
“Më vjen çudi sepse ishte pa maskë. Shoku im të vijë këtu edhe pa maskë”, shprehet ai.
Policinë për kapjen e tij e ndihmoi një e afërme e familjes Prifti.
Ajo e kishte para 47 vjeçarin në një shtëpi të braktisur në fshat.
“Erdhi policia këtu, por ai ishte fshehur në një shtëpi tjetër. Falë kunatës time kjo u zbulua”, tha ai.
Grabitësi Pajtim Dhami jeton me nënën dhe njihet nga banorët si person problematik. Ai ka qënë i dënuar edhe më parë për vjedhje. /abcnews.al/