Të moshuarit në Delvinë po kalojnë dimër të vështirë: Ngrohem në diell dhe nën batanije

schedule16:15 - 13 Shkurt, 2022

schedule 16:15 - 13 Shkurt, 2022

Kur ka diell është e lumtur del jashtë, për të mos u ngrohur nën batanije.

Kjo e moshuar nga Delvina tregon se gjatë ditëve të ftohta nuk ka mundësi ekonomike të ngrohet.

“Na dha zoti diellin. Nuk kam ngrohje fare”.

Nuk është e vetmja në Delvinë që përballet me vështirësi gjatë dimrit.

“Jam e vetme me pension ndez rezistencë, se ja e sëmurë me zemër, e paguaj se të presin dritat. Me shumë vështirësi ja dal”.

“Me dru ngrohemi se me korent s’mundemi, nga pak e ndezim se nuk të lënë as në mal të presësh dru”.

Ka disa të guximshëm, që na halli drutë i presin në pyll.

“Kam kaldajë kemi malin afër aty marrim dru po kaldaja do e korent kam dy fëmijë s’kam ç’të bëj e ndez. Me vështirësi ja dalim”.

Delvina është një nga qytete jugore të vendit. Numri i popullsisë prej emigracionit dhe uljes të lindjeve ka shkuar në rreth 7.500 nga 14 mijë që ka qenë vitin 2010. Këtu ka më shumë të moshuar që jetojnë me pensione të ulëta dhe ndihmohen me para nga fëmijët që kanë emigruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!