Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të moshuarit më të rrezikuar nga ri-infektimi me Covid

schedule08:52 - 18 Mars, 2021

schedule 08:52 - 18 Mars, 2021

Njerëzit e moshuar që janë rikuperuar nga Covid janë më të rrezikuar të infektohen sërish.

Studimi i kryer në Danimarkë zbuloi se personat nën 65 vjeç ishin rreth 80% të mbrojtur për të paktën gjashtë muaj nga ri-infektimi me Covid. Personat mbi 65 vjeç janë të mbrojtur deri në 47%.

Autorët e hulumtimit, botuar në revistën mjekësore Lancet , thanë se kjo është jetike dhe se duhen të merren masa për të mbrojtur njerëzit e moshuar, të cilët gjithashtu kanë më shumë gjasa të vdesin nga Covid.

“Studimi ynë konfirmon se: ri-infektimi me Covid-19 është i rrallë tek të rinjtë e  shëndetshëm, por të moshuarit janë në rrezik më të madh  për tu infektuar përsëri, tha Dr Steen Ethelberg nga Statens Serum Institut në Danimarkë ./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!