Të moshuarit jetojnë… vetëm/ Emigracioni dhe stili i jetës largojnë fëmijët nga prindërit

schedule15:30 - 14 Tetor, 2023

schedule 15:30 - 14 Tetor, 2023

Teuta Saliaj është pensioniste dhe në 15 vitet e fundit jeton vetëm me bashkëshortin e saj në Tiranë. Ata janë prindër të një djali dhe një vajze, por thotë se kanë zgjedhur të jetojnë vetëm.

“Me pension jemi, dalim gatuajme. E kemi ne Shqiperi djalin, po jeton vec. Perse keni zgjedhur te jetoni vecmas nga djali? Tani keshtu ka ardhur koha. Eshte me mire dhe per ciftin dhe te moshuaret. Edhe marrëdhëniet janë më të mira.

Teuta tregon  se jetesa është e vështirë pwr dy tw moshuar, por financiarisht i ndihmojnë fëmijët.

“Na ndihmojne vajza me shume qe jeton jashte, se djali ketu eshte me dobet. Sa pension merrni? 170 mije leke. Perpiqemi te marrim ku jane gjerat me te mira.”

Edhe ky çift të moshuarish jetojnë prej 10 vitesh vetëm. Lulzim dhe Vidrete Oshafi kanë dy vajza. Lulzimi që gjithë jetën ka punuar nën tokë në miniera tregon që ka mbetur vetëm me bashkqëshorten, pasi vajzat kanë familjet e tyre.

“Ato kane punen e tyre ne jemi vetem. Jemi me nje pension si gjithe te tjeret, me ilace sa te duash. Por na kane ndihmuar gocat.”

Dy të moshuarit thonë se janë ende në formë të mirë fizike, por sytë i kanë tek vajzat.

“Mbeshtetjen atje e kemi, edhe sot na ndihmojne shume vajzat. Do e shtyjme sa ta shtyjmë, kur jemi dy eshte mire po, kur te jemi nje eshge me keq. Te vajzat i kemi shpresat.”

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në vitin 2021 rreth 31 mijë të moshuar ishin të vetëm në banesat e tyre. Rreth 22 mijë janë gra, pasi kanë jetëgjatësi më të lartë se burrat.

Sociologët thonë se shkaku kryesor që mosha e tretë po jeton vetëm është emigracioni në tre dekadat e fundit, pakësimi i lindjeve dhe jetëgjatësia.

“Gjeja që i vret më shumë të moshuarit është vetmia. Familja shqiotate sot ka pesuar revolucionin e vet. Edhe per shkak te modernitetit te moshuarit tek nje pjese e te rinjve kane filluar te behen të tepërt. Por edhe te mosharit e ndjejne veten te jetojne te vetnuar dhe me te kenaqur.”

Sociologu Gëzim Tushi thotë se kjo grupmoshë duhet të socializohet mw shumw njëri-tjetrin, për të shmangur mënyrë vetminë dhe mungesën e fëmijëve.

“Të moshuarit që jetojnë vetëm duhet të komunitarizohen, të bashkohen mbi bazën e profesionit, lagjes, të gjejnë mënyrat e tyre për të larguar vetminë.”

Mosha e tretë ka nevojë më së shumti për përkujdesje. Sipas sociologut duhet bërë më shumë për këtë kategori, si për strehimin ashtu edhe për shërbimet shëndetësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!