Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Të mos pretendojmë që emigrantët do kthehen”/ Samiti, Rrjolli: Ballafaqim i diasporës me institucionet shqiptare

schedule21:01 - 13 Prill, 2026

schedule 21:01 - 13 Prill, 2026

Besmir Rrjolli, anëtar i Këshillit të Diasporës në Itali, ka theksuar rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit, duke nënvizuar se kthimi masiv i saj nuk duhet parë si objektiv kryesor.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ai u shpreh se më e rëndësishme është që shqiptarët jashtë vendit të kontribuojnë aty ku jetojnë, duke shërbyer si ura lidhëse mes Shqipërisë dhe vendeve pritëse.

Rrjolli vlerësoi gjithashtu organizimin e samiteve të diasporës, duke i cilësuar panelet si një mundësi të mirë për përballje direkte me institucionet shqiptare dhe për forcimin e përfaqësimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.



Sot që flasim jam shumë i bindur që as të pretendojmë dhe as të shpresojmë që diaspora të kthehet, por të kontribuojmë aty ku jemi. Deri dje na thonë që nuk dukesh shqiptar, kurse sot na thonë që do shikojmë përfaqësimin e Shqipërisë.

Panelet e samitit janë shumë interesante. Jam shumë i bindur dhe i frymëzuar që pjesa më e madhe e diasporës që do marrë në samite, do i jepet mundësia që të ballafaqohet me institucionet që përfaqësojnë shtetin shqiptar. Objektivi që i ne i kemi vënë vetes është që ne të bëhemi urë mes shtetit tonë dhe vendeve ku ne jetojmë”, tha Rrjolli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!