Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një çift bashkjetuesish u kanë bërë tatuazhe me zor fëmijëve të tyre. Mediat e huaja shkruajnë se ato i kanë lidhur fëmijët e tyre të vegjël 5 dhe 9 vjeç dhe u kanë bërë tatuazh, më pas për heqjen e tij u kanë prerë lëkurën.
Megan dhe partneri i saj Gunner Farr dyshohet se i lidhën fëmijët, 5 dhe 9 vjeç, me litar, mbuluan gojën e tyre me shirit dhe më pas ua lidhën sytë ndërsa shtypnin gjilpërën e tatuazhit në lëkurën e tyre,.
Pasi u bë një raport në shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, Megan, 27 vjeç, dhe partneri i saj, Gunner Farr, 23, dyshohet se prenë, gërvishtën dhe fërkuan lëkurën e fëmijëve me lëng limoni në përpjekje për të fshirë tatuazhet.
Babai biologjik dhe njerka e fëmijëve kishin parë tatuazhin dhe kishin marrë në pyetje nënën e fëmijëve, e cila vetëm kishte qeshur dhe ishte larguar. Babai i fëmijëve më pas thirri shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, të cilat nisën një hetim. Të nesërmen, dy fëmijët u larguan nga shtëpia e tyre, së bashku me dy vëllezërit e tyre më të vegjël.
Policia mori deklarata nga fëmijët dhe gjeti një çantë me mjetë tatuazhesh gjatë hetimit.
Siç u bë e ditur, policia arrestoi Meganin dhe partnerin e saj dhe ata akuzohen për abuzim të fëmijëve dhe ndalim të paligjshëm. Autoritetet vendosën garancinë me kusht në 35,000 dollarë secili./abcnews.al