Të miturit marrin drogë/ Vlorë, mjekët: 75 persona marrin trajtim, përdorin lëndë narkotike të forta

schedule15:34 - 17 Tetor, 2023

schedule 15:34 - 17 Tetor, 2023

Mes përdoruesve të drogës në Vlorë ka edhe të mitur. Mjekët ngrejnë alarmin se numri i minorenëve që konsumojne lëndë narkotik është në rritje.

Shqetësues është edhe lloji i subsctancave narkotike që ata përdorin.

Mjeku Krenar Malaj thotë se të miturit priren të provojnë drogëra të forta.

Në qendrën ku ai punon marrin trajtim mjekësor e psikologjik 75 persona por numri i përdoruesve mendohet të jetë shumë herë më i lartë.

Për personat që kanë krijuar varësi nga lëndët narkotike mjeku thotë se nevojitet më shumë mbështetje jo vetëm nga institucuonet e kujdesit shëndetësor por edhe familja./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!