Të miturit bënë “kërdinë”, raportohen 293 vjedhje në 9 muaj

schedule15:46 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 15:46 - 5 Dhjetor, 2021

Gjatë dy viteve të fundit, shifrat e vjedhjeve në vendin tonë vijojnë të jenë të larta, pavarësisht se për disa muaj, vitin e shkuar vendi ishte i izoluar nga pandemia e Covid-19.

Referuar statistikave të policisë, në 9 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin kanë ndodhur 293 vjedhje. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar vetëm dy vjedhje më pakë.

Piku më i lartë i kësaj vepre penale ka qenë në muajin Maj. Janë shënuar në total 50 vjedhje.

Kryesisht, numrin më të lartë e mbajnë vjedhjet e mjeteve dhe të banesave. Një pjesë e makinave të vjedhura, vërehet se në vitet e fundit janë përdorur në jo pak ngjarje të rënda dhe ato kriminale, si vrasje, plagosje e pengmarrje.

Sipas të dhënave, rezulton se 40% e vjedhjeve si autorë kanë të miturit.

Këtë vit janë evidentuar 1604 të mitur të dyshuar si autorë të veprave penale. Janë evidentuar 246 të mitur më shum se sa vitin e kaluar.

TABELA

VJEDHJET NË 9 MUAJ

2020                            2021

Janar               53                                28

Shkurt             48                                35

Mars                18                                34

Prill                  17                                31

Maj                  35                                50

Qershor          36                                32

Korrik             35                                28

Gusht              23                                29

Shtator            30                                26

TOTALI          295                              293

/abcnews.al