Nga Edi Oga
Nuk e kuptoj pse, e nuk e di që kur, por ne shqiptarët ndryshe u shfaqemi të huajve dhe ndryshe shoshoqit!
Përpara të huajve ne japim gjithnjë më të mirën, përpara tanëve nuk para ndodh.
Ashtu si Hëna, që Tokës i tregon gjithmonë njërën faqe, atë të ndriturën, kurse atë të errëtën, e fsheh.
Kjo ndodh me të gjithë, duke filluar që nga ata që vjelin njëzet rrënjë ullinj në ditë në Greqi dhe lënë të kalbet portokalli në oborrin e shtëpisë së tyre.
Kjo ndodh edhe me pushtetarët, të cilët janë “mjeshtra” për të marrë donacione “falas” nga të huajt dhe “të pazotë” për të mos shpërdoruar dhe për të “ruajtur” nga vjedhja paratë e buxhetit të shtetit.
Në këtë “dynja” askush nuk të jep asgjë falas, por derisa këtë ta kuptojnë të gjithë ata që votojnë, pushtetarët kanë marrë aq mandate sa u duhen!
Shumë faleminderit popullit turk për solidaritetin, por vetëm me paratë që qeveria ka humbur në arbitrazh ndërkombëtar, mund të ndërtoheshin dhjetë lagje të reja si ajo e Laçit.
Një bari nuk mund të gëzohet pse i dhuruan një dele, kur në vathën e tij ngordhën dhjetë përnjëherë! /abcnews.al