Të “mirat” e karantinimit të Italisë, ulet ndjeshëm ndotja e ajrit në veri të vendit

schedule19:48 - 15 Mars, 2020

schedule 19:48 - 15 Mars, 2020

Pamje të marra së fundmi nga satelitët tregojnë sesi ka ndikuar karantinimi e Italisë në nivelin e ndotjes së ajrit.

Nga pamjet e publikuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës tregojnë se, qëkur është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe njerëzit janë vetë-izoluar nëpër shtëpi, niveli i ndotjes së ajrit ka rënë ndjeshëm në Italinë e veriut.

Fotot para dhe pas, të marra nga sateliti Copernicus Sentinel-5P tregojnë reduktimin e ndotjes së ajrit në veri të vendit. Veriu i Italisë që prej fundit të shkurtit vazhdon të jetë i mbyllur në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19 ndërsa më pas i gjithë vendi u shpall “zonë e kuqe”.

Claus Zehner, menaxheri i Sentinel-5P u shpreh:

Rënia e emetimeve të dioksidit të azotit mbi Luginën Po në veri të Italisë është veçanërisht e dukshme. Megjithëse mund të ketë ndryshime të vogla në të dhëna për shkak të mbulimit të reve dhe ndryshimit të motit, ne jemi shumë të sigurt se ulja e emetimeve që mund të shohim, përkon me izolimin në Itali duke shkaktuar më pak trafik dhe aktivitete industriale.”

Fotot e publikuara mbulojnë periudhën nga 1 janari deri më 11 mars, duke përdorur një mesatare lëvizjeje 10-ditore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!