Të mërkurën takohet me Kurtin në Berlin, çfarë pret Vuçiç?

schedule18:13 - 2 Maj, 2022

schedule 18:13 - 2 Maj, 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për takimin e së mërkurës me kancelarin e Gjermanisë Olaf Szholz. Ai tha se pret të dëgjojë nga Gjermania këndvështrimin e saj për veprimet e Serbisë.

Në të njëjtën ditë, emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak do ta takojë atë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nga ky takim, Vuçiç tha se nuk ka asgjë për të pritur, përcjell Gazeta Express.

“Një mundësi e mirë për ne që të kemi pak kohë për t’i paraqitur pikëpamjet tona, por ne nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet e Gjermanisë për Kosovën apo sanksionet (ndaj Rusisë)”, tha Vuçiç, shkruan Tanjug.

Vuçiq sërish e zuri në gojë emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti. Presidenti serb tha se në Perëndim e mbështesin politikën e Kurtit.

“Nuk kemi asgjë të mirë të presim nga diskutimet për Kosovën sepse nuk jemi as në dialog – jo me dëshirën tonë por me dëshirën e atyre që as nuk duan ta zbatojnë atë që kanë nënshkruar nëntë vjet më parë…. Ata as nuk e përmendin atë që është e rëndësishme, as nuk japin shpjegime se do të diskutohet dikur”, tha Vuçiç.

Ai tha se “me Kurtin ai dialog është inekzistent”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!