Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Rusët u futën në Yahidne, një fshat i vogël bujqësor në jug të Chernihiv në Ukrainën veriore, pak pas orës 16:00 më 3 mars. Por javët që pasuan mund të mos harrohen për shekuj me radhë. Të paktën 20 prej tyre vdiqën gjatë 28 ditëve të pushtimit.
Gjashtë u qëlluan në rrethana shumë të dyshimta. Një baba dhe vajza e tij 12-vjeçare u qëlluan me armë zjarri teksa po përpiqeshin të arratiseshin; Armët e përdorura ishin aq të fuqishme sa i prenë kokën vajzës. Pjesa tjetër humbën jetën nga asfiksimi në një bodrum në shkollën lokale. Ata u mbyllën atje, së bashku me të gjithë fshatin, dhe u përdorën si mburoja njerëzore për të mbrojtur një kamp masiv të ushtrisë ruse.
Olga Martienko qan me ngashërim ndërsa kujton përvojnë e trishtë. Ajo është 57 vjeç, por duket shumë më e vjetër. Në bodrumin e shkollës ishin strehuar 370 persona; më i vogli ishte një muajsh. Fqinjët flinin duke qëndruar përballë njëri-tjetrit, duke thithur të njëjtin ajër.
Për disa ditë, forcat ruse i lejuan të merrnin ajër të pastër.
“Pothuajse sapo filloi bombardimi, njerëzit filluan të kishin halucinacione,” tha Martienko. Për periudha shumë të gjata fshatarët u detyruan të jetonin së bashku me kufomat në bodrum, pasi nuk kishin si ti nxirrnin kufomat.
Martienko qëndronte në hyrje të bodrumit, aty ishte vendi i saj. Ajo ishte e para që u përball me ushtarët rusë kur ata filluan inspektimet. Disa prej tyre ishin të dehur, ndërsa disa të tjerë donin vajza të reja për seks, raporton abcnews.al.
Një prej tyre u përpoq që ti detyronte ata të këndonin himnin kombëtar rus; fshatarët nuk pranuan dhe e kujtojnë këtë moment solidariteti me të qeshura e me krenari.
“Ne po numëronim ditët deri sa të largoheshin,” tha Martienko. “Ishte sikur të kishim rilindur sërish kur pamë se ata ishin larguar.”
Rusët u larguan natën e 30 marsit, duke mbyllur derën dhe duke urdhëruar banorët e Yahidne të mos largoheshin nga bodrumi deri në mëngjes. Nga nxitimi, ushtarët lanë pas pajisjet e tyre. Cigaret, shishet, mbeturinat dhe rrobat e vjedhura, përfshirë sutjenat, ende ndodhen në katet përdhese të shkollës. Madje kishin edhe një hartë, e cila tregonte Ukrainën pjesë të Rusisë.
Jashtë shkollës, ndodheshin disa arka, njëra prej tyre përmbante libra të ndryshëm. Fshatarët thanë se ushtarët e Tuvanit ishin më mizorët nga të gjithë, veçanërisht kur fillonin të pinin.
“Ne bëmë të pamundurën për të shmangur çdo kontakt me ta.”
Por ushtarët rusë ishin më të mirëkuptueshëm me fshatarët ukrainas, herë pas herë ata i mbronin, duke i lejuar fshatarët të shkonin në shtëpitë e tyre për të marrë rroba apo ilaçe. Ata madje e ruanin ndërsa Cherepenko mjelte lopët, gjë që lejohej ta bënte një herë në ditë.
“Një nga ushtarët më kërkonte gjatë gjithë kohës falje. Ai tha se ishte nga Krasnoyarsk, Siberi, se mendonte se do të bënte stërvitje ushtarake dhe se nëna e tij nuk e kishte idenë se ai ishte në Ukrainë.
Një nga ushtarët plaçkiti shtëpitë e tyre, duke vjedhur kompjuterë të shtrenjtë, laptop, alkool, pula dhe gjithçka tjetër që ata kishin mundësi. Por një kategori tjetër ua bëri jetën më të lehtë fshatarëve, duke i lejuar ata të dilnin kur komandantët nuk i shikonin, raporton abcnews.al.
Ishin ata që sillnin ujë dhe mjekët në netët e bombardimeve më të rënda. “Sigurisht, ne të gjithë e kuptuam se ne po përdoreshim si mburoja njerëzore të mbyllura në një bodrum për kënaqësinë e tyre,” tha Nadezhda Tereshchenko.
Halyna, tha se shumica e ushtarëve i përkisnin një kategorie të tretë: të pavëmendshëm ndaj shkatërrimit që po krijonin, por aq arrogantë sa të besonin se po bënin punën e Zotit.
“Gjëja më shqetësuese ishte t’i shihje ata të sillnin ujë dhe të mendosh se po bënin një vepër të mirë,” tha ajo, “ndërsa mbanin veshur atlete si të fëmijës tënd.”
/abcnews.al