Kryetari Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka dalë në konferencë për mediat nga Kuvendi, ku fillimisht foli për të të drejtën e pakicave për t’u vetëidentifikuar, për përdorimi ne gjuhës së këtyre pakicave, që sipas ka pengesa që duhen rregulluar me akte nënligjore si edhe për institucionet kompetente, që sipas tij po bëjnë funksionin e kundërt.
“Në lidhje me të drejtën e vetëidentifikimit, komiteti këshillimor sjell në vëmendje që akti nënligjor nuk duhet të mbështete në argumenta të cilat janë përfshirë në debatin publik në Shqipëri, siç anë kriteret objektive. Sepse këto nuk janë sipas komiteti këshillimor parime të konventës kuadër.
E drejta e vetwidentifikimit duhet të mbështetet tek zgjedhja subjektive e individit.
Së dyti, në lidhje me përdorimin e gjuhës së pakica kombëtare, komiteti vëren, se duhet që me aktet nënligjore t’u japw zgjidhje pengesave që krijohen nga 20% i kërkuar nga ligjii, duhet përshtatur në njësi më të vogla, ose duhet ulur që të mos bëhet pengesë që të drejtat që burojnë nga konventa të jenë të respektueshme për të gjithë pjesëterët e pakicave kombëtare.
Do të kaloj në rrafshin e dytë, atë të institucioneve kompetente për monitorimin dhe garantimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave. Siç e dini kemi komitetin shtetërore për mbrojtjen e minoriteteve, gjithmonë ka qenë vlerësuar duke u nisur nga realiteti, dhe ky vlerësimi ynë evidentohet dhe në raportin e komitetin këshillimor. Më tepër ky komitet funksionin si përfaqësues i qeverisë, sesa si përfaqësi e minoriteve. Pra me mision të kundërt, nga i për të cilin është i destinuar nga ligji. Konstatohen mangësi në mënyrën e funksionim”, tha Vangjel Dule.
Më pas Dule u shpreh se Cansi po shkon drejt dështmit, pasi sipas tij janë kryer shkelje të rënda. Ai shton se qeveria duhet të ulet me pjesëtarët e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë
“Kërkonte besimin e pjesëtarëve të pakicave kombëtare në procesin e regjistrimit, gjë që nuk ka ndodhur, kjo për shkak të shkeljeve të rënda që cënojnë integritetin e Censit 2023 dhe e orientojnë atë drejt dështimit. Theksohet edhe në raport, se mundësitë e përfaqësimit politik të pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë të kufizuara. Raporti thekson se duhet që të merren dhe të hartohen politika mbrojtëse sidomos pakicën kombëtare greke që të mos u cënohen kultivimi i kulturës ,e drejta e pronës, apo mundësitë e pjesëmarrjes së zhvillimit ekonomik. Një fenomen që e kemi denoncuar në vazhdimësi. Kryeministri prej vitesh ka strategji rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm në brigjet e jonit dhe vendosjes së tyre në favor të interesave të tij klienteliste.
Një vëmendje i kushtohet edhe reformës territoriale pasi ajo ka cënuar të drejtat e pakicave kombëtare. Qeveria duhet të ulet me pjesëtaret e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë dhe të vendosen në vend mangësitë e vërejtura. Duhet të merren masa kundër gjuhës së urrejtjes ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Kujtojmë edhe qëndrimin lidhur me gjuhën e urrejtjes së Fredi Belerit. Dua të përmend atë që vë re Komiteti i Këshillit të Europës, se raportit i 2018 as u përkthye dhe as u organizua një tryezë e rrumbullakët për pakicat. Duhet të ridimensiojnë të gjitha politikat në lidhje me të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, kur je në Europë duhet të sillesh si Europian. Është momenti të reflektojmë askush nuk duhet të mbyllë sytë përpara realitetit tonë të të drejtave të pakicave kombëtare që lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë ai./abcnews.al