Të mbijetuarit e vetëm: Fëmijët që i shpëtuan Holokaustit

schedule11:40 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:40 - 14 Tetor, 2020

History Today

Jackie Y.  e ka menduar vetën si një “fëmijë hebre nga pjesa veriore e Londrës”, edhe pasi mësoi në vitin 1951, kur ishte dhjetë vjeç, se ishte birësuar.

Ai më vonë zbuloi se kishte lindur në Austri, por prindërit e tij birësues ngurronin t’i tregonin më shumë. Para se të martohej në një sinagogë(faltore e besimtarëvë çifutë) ai duhej të tregonte që nëna e tij biologjike ishte në fakt  hebre.

Ai shfrytëzoi këtë mundësi për të rrëmbyer dokumentet që nëna e tij birësuese i mbante në një kasafortë. Jackie zbuloi se emri i tij i vërtetë ishte Jona Jakob Spiegel dhe se ai kishte qenë në një kamp përqendrimi.

Përvoja e Jackie, si një nga shumë historitë individuale të fëmijëve që i mbijetuan Holokaustit, ilustron pyetjen e thellë në zemër të librit të Rebecca Clifford: si i jepni kuptim jetës tuaj kur nuk dini nga keni ardhur?

Shkatërrimi i familjeve të tyre gjatë luftës ka demonstruar se ata humbën një mjedis të rëndësishëm shoqëror në të cilin do të krijonin kujtimet e tyre. Dokumentet zyrtare, gjithashtu neglizhojnë përvojat e jetuara të fëmijëve. Fëmijët e mbijetuar gjithashtu janë anashkaluar nga historianët.

Të mbijetuarit ishin kryesisht të moshës dhjetë vjeç ose më të rinj pas Luftës së Dytë Botërore dhe historitë e tyre të jetës pasqyrojnë një grup të larmishëm përvojash.

Clifford, një specialist i historisë ka intervistuar dhjetëra prej tyre dhe ka përdorur materiale në arkivat europiane, izraelite dhe të Amerikës së Veriut. Këto burime përdoren për të zbuluar sesi fëmijët e mbijetuar kanë ndërtuar konceptin e fëmijërisë së tyre, transmeton abcnews.al

Ndërsa fëmijëve të mbijetuar u mungonte kujtimi i jetës para luftës, përfundimi i luftës  ishte një moment kuptimplotë. Fëmijë e shumtë që mbijetuan duke u fshehur, u gjendën larg nga familjet e ngrohta dhe mikpritëse. Bashkimi me prindërit ose vëllezërit e motrat e mbijetuara mund të ishin më tepër shqetësues sesa i gëzueshëm: familja biologjike, në shumë raste, ishte e panjohur për ta.

Një nga fëmijët duke kujtuar disa nga momentet e fëmijërisë tha: ‘Unë u ula në prehrin e babait tim. Por nuk ishte e njëjta ndjesi’. Të rriturit filluan ti bindin fëmijëve të harronin atë që kishin ndodhur gjatë luftës.

Pas vitit 1945, bota e të rriturve – përfshirë anëtarët e personave  të mbijetuar, shtëpitë e kujdesit, agjencitë e ndihmave, organizatat hebraike dhe një mori forcash të tjera të jashtme – u përpoqën të ndërtonin jetën dhe kujtimet e fëmijëve të mbijetuar në mënyra të ndryshme.

Janë treguar  shembuj të shumtë të fëmijëve që kanë fshehur informacione  në mënyrë që të vazhdojnë rrugën e tyre përmes pretendimeve që ata kishin për jetën.

Për shembull, dy vëllezër e motra migruan në Kanada: u zbulua më vonë se ata ishin plotësisht të vetëdijshëm se nëna e tyre ishte akoma gjallë. Një djalë tjetër i tha një mjeku në shtëpinë e tij të kujdesit Surrey se kur mendonte për nënën e tij ai vazhdimisht qante: në fakt, lotët ishin për shkak të ngacmimit nga fëmijët e tjerë.

Clifford gjithashtu eksploron kontekste më të gjera të cilat kanë ndikuar në interpretimin dhe prezantimin e kujtimeve të të mbijetuarve. Një studim nga fundi i viteve 1960 dhe 1970  zbuloi se martesat e dështuara dhe statusi i punës midis të mbijetuarve pasqyronte dëmtime psikologjike afatgjata.

Ky përfundim jo vetëm që shpërfilli faktorë të rëndësishëm shoqërorë që kishin ndikuar në kursin e jetës së fëmijëve, por gjithashtu nuk pranonte që shkurorëzimi dhe papunësia ishin rritur gjatë periudhës së studimit.

Fëmijët ndiheshin të veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë madje dikush i shihte ata si një vazhdimësi e eksperimenteve të epokës naziste.

Clifford studion përpjekjet e vazhdueshme të fëmijëve për t’i rikujtuar atyre momentet më të hershme. Jackie Y, përkundër dëshirës së prindërve të tij adoptues, i vendosi emrin e nënës së tij biologjike, vajzës së tij të dytë.

Një tjetër e mbijetuar zbuloi se ajo nuk ishte në gjendje të mbante të bijën pas mbushi 4 vjeç, duke kujtuar se kjo ishte mosha kur nëna e saj e braktisi.

Jashtë sferës private, interesi në rritje për Holokaustin, udhëtimet më të lira ndërkombëtare dhe krijimi i organizatave i të mbijetuarve u ka krijuar fëmijëve të mbijetuar mundësi për të zbuluar më shumë rreth të kaluarës së tyre të pasigurt dhe për të krijuar një identitet.

Clifford përshkruan se si dhënia e dëshmive të Holokaustit që nga fundi i viteve 1970 ka shkaktuar vështirësi për fëmijët e mbijetuar, pasi dëshira e popullit bie ndesh me historitë e tyre. Plotësimi i puzzle rreth historisë së të mbijetuarave zakonisht përfshin dëshirën për t’iu përshtatur popullit, shpesh duke përfshirë një shkallë të vet-censurës.

Një i mbijetuar tha se kishte djegur letrat  e shkruara nga prindërit e tij të vrarë sepse sa herë i lexonte situata bëhej më e dhimbshme për të.

Reflektimet që kanë nxitur mendimet  e Clifford mbi marrëdhëniet midis fëmijërisë, identitetit dhe kujtimeve do të frymëzojnë padyshim veprat e ardhshme për fëmijët, vitet e hershme të të cilëve u shënuan nga tragjedi dhe kaos.

Ndoshta në mënyrë të pashmangshme, pikërisht kjo temë e bën këtë një libër kaq sfidues dhe tërheqës. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!