Të mbijetuarit e helmimit masiv të vitit 1981 në Spanjë kërcënojnë të vetëvriten

schedule14:22 - 19 Tetor, 2021

schedule 14:22 - 19 Tetor, 2021

Të mbijetuarit e një  helmimi masiv pasi konsumuan vajin industrial të shitur si vaj ulliri katër dekada më parë kanë pushtuar Muzeun “Prado” në Madrid sot dhe kërcënojnë të kryejnë vetëvrasje nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Një fotografi e publikuar nga brenda muzeut tregon gjashtë persona, njëri në një karrige me rrota, duke mbajtur një pankartë para një pikture të piktorit spanjoll Diego Vellaszquez të titulluar “Zonjat e Çmimit” (“Las Meninas”).

“Dyzet vjet të helmuar dhe të dënuar për të jetuar si në 1981 për shkak të braktisjes nga ana jonë nga shteti,” shkruhej në pankartë. “Gjashtë orë pasi kemi ardhur këtu do të fillojmë të gëlltisim pilula”, paralajmëroi shoqata “Ne jemi akoma gjallë”, shtoi më tej.

Grupi i të mbijetuarve shpjegoi se ata zgjodhën muzeun për të protestuar sepse ishte kultura ajo që ndihmoi viktimat të përballonin, përcjell abcnews.al.

Më shumë se 5,000 njerëz vdiqën nga helmimi masiv dhe 20,000 të tjerë u prekën, kryesisht me sëmundje të pashërueshme.

Në 1981, një “epidemi misterioze” shpërtheu në Spanjë, e cila doli të ishte helmimi masiv i mijëra njerëzve nga “vaji i ullirit” i kontaminuar, i cili nuk ishte asgjë më shumë se vaj i lirë industrial i rapesë, i përzier me anilinë, një substancë toksike. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!