“Të mbajmë gjallë llogaritë”, Memelli: Ndaj Bylisit ndeshje vendimtare, nesër fitojmë ne

schedule19:23 - 27 Prill, 2021

schedule 19:23 - 27 Prill, 2021

Skënderbeu luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Bylisit, që është një duel direkt për vendin e tetë, që të çon në Play Out dhe të jep mundësinë e qëndrimit në Superiore. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i korçarëve, Migen Memelli.

“Është një ndeshje për t’u fituar dhe pritshmëritë janë të larta. Jemi koshientë se duhet të bëjmë më të mirën për të marrë tre pikët ndaj një rivali kryesor si Bylisi. Duhet qetësi dhe duhen shprehur të gjitha kapacitetet e skuadrës në fushë dhe kam besim maksimal.

Çfarë kam parë në këto tre katër ditë më jep besim për nesër. Skuadra ka qenë shumë mirë në stërvitje dhe besimi te lojtarët është absolut. Presioni është konstant sepse është një ndeshje, ku mbahen llogaritë e sezonit në lojë.

Nuk do dal në plan taktik. Pas shumë javësh, tashmë skuadra funskionon dhe ka ekuilibrat e duhur, me përjashtim të dy ndeshjeve të fundit, ku u dëmtuam me episoe. Dy goditje standarte në Shkodër dhe një penallti me Teutën. Përgjegjësinë e mbaj unë.

Jemi njerëz dhe gabojmë në raste të ndryshme, duke nisur nga unë i pari. Ne jemi një klub dhe unë me stafin e kemi diskutuar se qetësia është ajo që duhet në këtë ndeshje. Lojtarët janë të gatshëm mentalisht, fizikisht dhe teknikisht për të marrë maksimunin nesër.

Kemi dy portierë shumë të mirë në skuadër, janë njerëz dhe gabojnë. Do shoh nesër në stërvitje për atë që do hedh në fushë. Ne bëjmë kampionatin tonë, nuk shohim asnjë skuadër tjetër. Garën e kemi me vetveten”, u shpreh Memelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!