Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të mbajë përgjegjësi”, Meçe: Reagimi i Elisa Spiropalit është kapriço, jo çështje për grupin e PS

schedule20:30 - 24 Mars, 2026

schedule 20:30 - 24 Mars, 2026

TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story” komentoi një reagim të Elisa Spiropalit, e cila i kërkoi Taulant Ballës të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, dhe të diskutojnë arsyet që sipas saj e kanë mbajtur jashtë rreshtit të PS, ditën kur në Kuvend u hodh poshtë kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut.

Gjatë diskutimit, Meçe u shpreh se reagimi i Spiropalit është një kapriço e saj dhe grupi nuk ka pse mblidhet për një çështje të tillë, sepse siç pohoi ai, i humbet seriozitetit.

Ai thekson se një problem personal i Spiropalit nuk mund të bëhet çështje diskutimi në një grup parlamentar.



“Që ditën  parë e pashë si një kapriço, dhe kjo tendencë për ta thjeshtuar kaq problemin e saj në kuptimin e mbledhjes së grupit për të diskutuar një kapriço, nuk mblidhet grupi për kapriço. Unë kam qenë në grip parlamentar, por të arrish të diskutosh grup parlamentar një kapriço deputeti, i cili nuk përbën një filozofi, rrymë politike apo ide.

Idetë mund të diskutohen. Elisa duhet të mbajë vetë përgjegjësitë e saj, nëse ajo ka probleme me Ballukun, është problemi i saj me Ballukun, por jo  i grupit parlamentar. Nëse grupi parlamentar do merret me një çështje të tillë, humbet serioziteti i grupit parlamentar”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!