“Më erdhën me maska, kisha frikë për djalin”: Flet kambisti i grabitur në Përrenjas

schedule14:17 - 29 Gusht, 2020

schedule 14:17 - 29 Gusht, 2020

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Përrenjas, ku tre persona të maskuar kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra shtetasit Besmir Shegani.

Në një prononcim për Abc News, Shegani thekson se në momentin e ngjarjes ai ka qenë bashkë me djalin.

Sipas tij kanë qenë tre persona të maskuar ata të cilët i kanë bërë prite dhe në një moment frika më e madhe e tij ka qenë djali, pasi ishin të armatosur.

LEXO EDHE: Po kthehej në banesë, grabitet kambisti në Prrenjas

Mbrëmë rreth orës 20:00 , në momentin që gruaja dhe vajza ikën në shpi isha me djalin, sapo parkova makinën më dolën tre veta të maskuar me kallash, më goditën dhe më morën lekët. I ndoqa pak dhe më pas njoftova policinë. Djalin e kisha në vendin e parë dhe në momentin që unë zbrita për të marrë atë më ka ndodhur dhe ngjarja, dhe në atë moment frika ime më e madhe ishte për djalin pasi ato ishin të armatosur. Një nga ato e pash, ndërsa dy të tjerët jo, kam dyshimet e mira dhe i kam deklaruar në polici,” është shprehur kambisti.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje deri më tani, bëhet me dije se janë mbi 10 persona nga zona përreth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!