Këtë të premte në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Shkenda Lili, Idajet Beqiri dhe Antoneta Koçi. Tema e bisedës ishte e fokusuar tek adoleshenca e vonë apo ajo që mund të cilësohet si kriza e moshës së tretë. Ndërsa u ndalën në shumë arsye se përse ka kriza në moshën e tretë, Idajeti nënvizoi se nëse të rrëshqet këmba njëherë, probabiliteti është të të ndodh prapë.
“Kur janë çifti i përsosur, fëmijët i kanë rritur në mënyrë të shkëlqyer, por gruaja apo burri i shqet këmba, në një moment e humb logjikën, u tundua diku. Problemi është kur del dy herë nga rrethi. Çifti vetë e kupton me kë ka të bëjë, e kupton kur është një lajthitje, e kupton flirtin“.
Ermali, Antoneta dhe Shkënda e pyesin nëse flirti falet dhe raporti seksual jo? Idajeti shtoi se “Po mund të shkosh dhe tek raporti seksual, bie fjala një 5 minutësh iku truri kokës, po pas 5 minutave, në 365 ditët e vitit je përkushtuar me bashkëshorten dhe fëmijët.”
Antoneta tha se është shumë kurioze të di se si përfundon tek ai 5-minutshi në hotel dhe pas atij menjëherë zhvendosesh në familje. Sipas saj, ka orë apo ditë të tëra përkushtimi për të arritur deri tek 5-minutshi, njeriu duhet të ketë vetëkontroll për veprimet.
Megjithatë Idajeti shtoi se nëse do t’i ndodhte me bashkëshorten e tij, më të cilën për pak celebrojnë 45 vjetorin e martesës do t’i thoshte “të hëngërt mortja si më ndërrove dhe do vazhdoja jetën”. Sipas tij, këto situata duhen zbutur. Të njëjtën gjë tha edhe Shkenda duke u shprehur se kështu i thotë edhe ajo klientëve të saj. Por tha se ka kuptuar që personat të tillë e bëjnë rrugë kur marrin faljen e parë, duke e ripërsëritur si veprim. /abcnews.al