“Të marrim kurajo në Parlament,” Shehi: Pagat t’i ngremë bllok deri në 30% që të mos na ikin të rinjtë

schedule13:03 - 6 Tetor, 2022

schedule 13:03 - 6 Tetor, 2022

Kreu i Lidhjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka ngritur në Parlament çështjen e nivelit të pagave në Shqipëri, duke marrë shkas edhe nga protesta e nisur së fundmi nga pegadogët.

Shehi vlerësoi se pagat në vend duhet të rriten të paktën deri në 30 për qind pasi inflacioni ka bërë të vetën dhe rritja reale do të ishte 10 për qind ose diçka më shumë. Megjithatë, Shehi theksoi se për të marrë këto hapa duhet kurajo dhe të ndërhyhet në buxhetin e këtij viti dhe tek ai i vitit të ardhshëm.

“Ai tavani 800 kw të shkojë 1000. Puna është që t’i vëmë njerëzit të kursejnë. Bredh poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri dhe thotë këta do marrin 7%, këta 5%…Unë gjykoj që kjo është një politikë amatoreske. Ky vend ka nevojë që pagat të ngrihen në 25-30 për qind. Sepse 10 për qind i ka korruptuar inflacioni. Pra rritja reale do të jetë 10%.

Të marrim kurajo në parlament, të bëjmë ndryshime në paga nga buxheti i tanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm. T’i ngrejmë në bllok pagat, t’i japim stimul rinisë dhe administratës. Kjo bëhet me kurajo dhe duke hequr dorë nga disa shpenzime të reja. Kemi shans për të ngritur edhe pensionet,” u shpreh deputeti Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!