Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të lutem mos më godit më”, si Ronaldinho surprizoi “kasapin” argjentinas

schedule11:20 - 27 Maj, 2020

schedule 11:20 - 27 Maj, 2020

Pablo Alvarez,mbrojtësi argjentinas që ka luajtur edhe në Serie A me Catanian, vijon të luajë futboll në vendlindje. 36-vjeçari në Itali ka pasur mundësi të përballet me lojtarë të mëdhenj dhe një prej tyre është Ronaldinho.

Alvarez, për “Crack Deportivo”, ka zbuluar se çfarë i kishte ndodhur në pushim të një ndeshjeje kundër Milan. Detyra e tij ishte të markonte brazilianin Ronaldinho dhe normalisht i është dashur që shpesh të provojë edhe shkelmat.

“Kur mbaroi pjesa e parë e një ndeshjeje, mes Milanit dhe Catanias, po shkonim drejt dhomave të zhveshjes. Në tunel m’u afrua Ronaldinho dhe hoqi fanellën. ‘Merre Alvarez, vetëm të lutem mos më godit më’, ma tha dhe më dha fanellën e tij.

Ishte e pamundur ta ndaloje atë. Ishte nivel tjetër, një lojtar pa dobësi. Një nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti”, tregon Alvarez, i cili ka veshur edhe fanellën e Boca Juniors në Argjentinë, apo të Real Zaragoza në Spanjë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!